Logo

    Shpallet fituesi i ēmimit FIDES

    Prishtinė, 1 Dhjetor 2009 – Forumi pėr Iniciativa Qytetare, mbėshtetur nga Rockefeller Brothers Fund mbajti ceremoninė pėr ndarjen e ēmimit FIDES pėr Filantropinė mė tė mirė Korporative nė Kosovė pėr vitin 2008-2009. Ēmimi FIDES ėshtė i pari i kėtij lloji i dhėnė ndonjėherė nė Kosovė dhe  simbolizon njė mirėnjohje tė madhe publike pėr kompanitė dhe ndėrmarrjet qė kanė investuar nė tė mirėn e pėrbashkėt.

    Hapjen e kėsaj ceremonie e bėri drejtori i Forumit pėr Iniciativa z. Ferdinand Nikolla, i cili ka thėnė se ndarja e ēmimit Fides do tė jetė tradicional. Ai ka shtuar se me FIDES synohet tė vendoset njė sistem i ri pėr mirėnjohjen e punės sė atyre qė kontribuojnė pėr njė jetė mė tė mirė nė Kosovė.
    Ndėrkaq, presidenti i Rockefeller Brothers Fund z. Stephen Heintz ka theksuar se ai beson nė perspektivėn e Kosovės, duke potencuar se nisja e traditės sė shpėrblimit filantropik ėshtė shumė me rėndėsi pėr vendin tonė.

    Duke falėnderuar dhe vėnė nė pah pėrkushtimin dhe kontributin e shumė kompanive, kjo ceremoni nxori fituesit pėr tri kategoritė e ēmimit FIDES:

    FIDES ēmimi pėr kontribut nė nivel kombėtar e fitoi kompania Data Project Electronics, kompani kjo e cila ka pėrkrahur aktivitete me rėndėsi shoqėrore, aktivitete qė reflektojnė perceptime pozitive si dhe dėshmojnė solidaritet.
    Gjatė dhėnies sė kėtij ēmimi presidenti i Kosovės z. Fatmir Sejdiu, duke falėnderuar tė gjithė njerėzit qė kanė kontribuar pėr organizimin e kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme nė Kosovė, ai gjithashtu falėnderoi tė gjithė ata qė me vite tė tėra mbajtėn Kosovėn gjallė.  “Terreni nė Kosovė ėshtė i pėrshtatshėm pėr njė veprimtari tė tillė qė del nga shpirti solidar i njerėzve, tė cilėt kanė kontribuuar edhe atėherė kur mungonte shteti i Kosovės, por ishin bashkė shteti moral, ndjenja morale dhe tė gjithė njerėzit e bizneseve e tė vullnetit tė mirė”, ka thėnė presidenti Sejdiu.

    FIDES ēmimi pėr kontribut nė nivel lokal ku vepron kompania e fitoi kompania Sharrcem, kompani kjo e cila ka kontribuuar nė pėrmirėsimin e jetesės nė komunėn e Hanit tė Elezit dhe Kaēanikut duke mbėshtetur aktivitete kulturore, artin, edukimin, infrastrukturėn dhe rininė.
    Kėtė ēmim e dhuroi z.Michel Myrphy, zv/shef i Ambasadės Amerikane duke theksuar se sektori privat luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Ceremoninė pėr filantropinė korporatave tė cilėn sonte po e nderojmė ėshtė vetėm njė shembull se ēfarė roli tė rėndėsishėm mund tė luaj shoqėria civile dhe bizneset, theksoi ai.

    FIDES ēmimi pėr kontributin e medieve e fitoi RTV 21 gjegjėsisht emisioni “Edhe unė jam Kosovė”, emision ky qė trajton jetėn e skamnorėve nė Kosovė duke dhėnė njė shtysė tė fuqishme drejt interesimit tė sektorit tė biznesit nė dhėnien e ndihmės drejt familjeve skamnore, zbutjen e varfėrisė si dhe luftėn e tė gjitha formave tė diskriminimit. Pėrfaqėsues i Zyrės Ndėrkombėtare Civile nė Kosovė, z. Peter Faith me rastin e dhėnies sė kėtij ēmimi inkurajoi tė gjitha mediat qė tė punojnė mė shumė nė kėtė drejtim duke theksuar se mediat, shoqėria civile dhe bizneset luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm drejt integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian. “Kosova ėshtė njė shtet i ri, me evropianėt e rinj, tė cilėt kanė perspektivė pėr anėtarėsimin evropian. Nė kėtė drejtim njė rol tė madh luajnė mediat sidomos ato tė pavarurat tė cilat paraqesin njė faktor tė domosdoshėm drejt rrugės sė integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian”, ka thėnė Feith.

    Qė nga ky vit, tradita pėr mirėnjohjen e kontributit pėr filantropinė kosovare do tė jetė pjesė e vlerave tė shoqėrisė kosovare dhe ne tė gjithė sė bashku mund ta bėjmė qė kjo traditė tė jetojė pėrgjithmonė. Le tė jetė FIDES njė nxitje, frymėzim, motiv pėr tė shtuar kujdesin tonė pėr vetveten dhe tė tjerėt. Le tė jetė FIDES njė derė e hapur pėr tė gjithė ata qė duan tė kontribuojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. – ishin kėto fjalė me tė cilat u pėrmbyll kjo ceremoni.

     

    mbrapa