Njoftim pėr media
Forumi pėr Iniciativa Qytetare (FIQ) njofton publikun se qė nga 28 maj 2010 shpallė ftesėn pėr aplikime pėr grante.
Nė kuadėr tė programeve pėr dhėnie tė granteve, FIQ do tė mbėshtes financiarisht organizatat joqeveritare, organizatat komunitare, grupet joformale, si dhe rrjetet tė cilėt mėtojnė tė kontribuojnė nė zhvillimin e gjithėmbarshėm tė shoqėrisė. Pėrmes kėtyre programeve, FIQ ka pėr qėllim tė ngrisė nivelin e angazhimit tė qytetarėve nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė jetesės, duke krijuar kėshtu komunitete tė qėndrueshme, mjedis tė pastėr dhe partneritet tė frytshėm mes komunitetit, shoqėrisė civile, sektorit tė biznesit dhe institucioneve tė Kosovės.
FIQ do tė ndajė grante nė kuadėr tė kėtyre programeve:
Eko
Qytetaria Aktive
Ide tė Veēanta
Tė bashkėngjitur me kėtė njoftim, ju mund tė gjeni edhe Ftesėn pėr aplikim, e cila do tė jetė e hapur nga data 28 maj 2010, ku shpjegon tė gjitha detajet lidhur me programet, kushtet e aplikimit, si dhe detajet tjera tė nevojshme pėr tė interesuarit.
FIQ ėshtė organizatė joqeveritare e pėrqendruar nė sundimin e ligjit qė punon pėr tė rritur pjesėmarrjen e qytetarėve nė proceset vendim-marrėse, pėr njė rajon ballkanik tė zhvilluar ku mbretėron paqa dhe drejtėsia. FIQ ėshtė themeluar nė vitin 2000 dhe gjatė kėtyre dhjetė viteve, ėshtė angazhuar pėr tė pėrmirėsuar sundimin e ligjit, transparencėn dhe llogaridhėnien e qeverisė dhe forcimin e kapacitetit tė shoqėrisė civile nė Kosovė. Kėtė e ka bėrė pėrmes diskutimeve, trajnimit, hulumtimeve dhe dhėnies sė granteve. Duke u angazhuar nė projekte tė drejtpėrdrejta me qytetarėt e Kosovės tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike e kulturore, FIQ ka pėrkrahur projektet, tė cilat kanė kontribuar direkt nė zhvillimin e komuniteteve.
Programet e granteve nė FIQ mbėshtetėn financiarisht nga fondacioni Rockefeller Brothers Fund (RBF).
Faleminderit!
Ferdinand Nikolla
Drejtor Ekzekutiv