Logo

    Ndryshime nė udhėheqjen e FIQ

    Prishtinë, 1 shkurt 2013 - Pas një viti të udhëheqjes së Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ), drejtoresha ekzekutive, Mexhide Spahija ka dhënë dorëheqje nga organizata për shkak të angazhimeve të saja të reja. Stafi i FIQ-it e falenderon Mexhiden për kontributin dhe përkushtimin e saj të çmueshëm përgjatë tërë kësaj periudhe, duke i dëshiruar suksese në angazhimin e saj të ri.

    Bordi i organizatës pas hapjes së konkursit dhe procesit të përzgjedhjes, ka zgjedhur për drejtor ekzekutiv të organizatës, znj. Dajana Berisha. Ajo ka përfunduar MA në studimet ndërkombëtare të migrimit dhe zhvillimit, në Universitetin e Sussex-it, East Sussex, Mbretëria e Bashkuar. Gjatë dhjetë viteve të fundit, në cilësinë e konsulentes, ajo u ka ofruar shërbime departamenteve për politika dhe Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Shqipërisë. Në pozitat e mëhershme ka punuar si Drejtoreshë e Njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe menaxhere e projekteve përmes së cilave pozita ka krijuar dhe thelluar marrëdhëniet me akterë të ndryshëm politik dhe ekspertë ndërkombëtar në Shqipëri, Ballkan Perëndimor, Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Ndërkaq, si anëtare e komitetit drejtues i ka ofruar mbështetje Programit CARDS; program i përbashkët i Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës zbatuar në vendet e Ballkanit Perëndimor. Poashtu, ajo ka qenë anëtare e një numri asociacionesh në vend dhe atyre ndërkombëtare.

     

    mbrapa