FIDES ēmimi pėr kontributin e medieve e fitoi RTV 21 gjegjėsisht emisioni Edhe unė jam Kosovė, emision ky qė trajton jetėn e skamnorėve nė Kosovė duke dhėnė njė shtysė tė fuqishme drejt interesimit tė sektorit tė biznesit nė dhėnien e ndihmės drejt familjeve skamnore, zbutjen e varfėrisė si dhe luftėn e tė gjitha formave tė diskriminimit. Pėrfaqėsues i Zyrės Ndėrkombėtare Civile nė Kosovė, z. Peter Faith me rastin e dhėnies sė kėtij ēmimi inkurajoi tė gjitha mediat qė tė punojnė mė shumė nė kėtė drejtim duke theksuar se mediat, shoqėria civile dhe bizneset luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm drejt integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian. Kosova ėshtė njė shtet i ri, me evropianėt e rinj, tė cilėt kanė perspektivė pėr anėtarėsimin evropian. Nė kėtė drejtim njė rol tė madh luajnė mediat sidomos ato tė pavarurat tė cilat paraqesin njė faktor tė domosdoshėm drejt rrugės sė integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian, ka thėnė Feith.