FIQ bashkė me Saferworld kanė zhvilluar dy vite mė parė projektin pėr siguri nė komunitet nė fshatin Raushiq. Njė nga problemet e kėtij komuniteti, ende i pazgjidhur ėshtė rreziku pėr nxėnėsit nė rrugėn magjistrale. FIQ dhe Saferworld kanė zhvilluar mė pas aktivitete pasuese nė kėtė komunitet pėr tė nxitur institucionet qendrore nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Me datėn 25 Janar 2010 u mbajt debati me temėn Problemet e sigurisė nė trafik nė fshatin Raushiq qė si pėr qėllim kishte:
- Tė diskutohet me pėrfaqėsues tė qeverisė komunale dhe institucione tjera si: MPB, MTPT dhe PK dhe tė rishqyrtohen problemet e sigurisė nė trafik nė fshatin Raushiq tė Pejės
- Tė identifikohen institucionet me tė cilėt kėrkohet bashkėpunim si dhe tė gjendet rruga mė e pėrshtatshme pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje
- Tė pėrcaktohen afatet kohore dhe ēfarė duhet ndėrmarrė pėr tė punuar drejt zgjidhjes sė problemit.
Pjesėmarrėsit nė debat ishin: Kėshilli i Fshatit, Ministria e Punėve tė Brendshme, Policia e Kosovės, OSBE, drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria Komunale e Shėrbimeve Publike dhe Punėve Teknike tė cilėt kanė mbėshtetur komunitetin pėr problemin dhe janė zotuar qė tė bėjnė presion tek Ministria e Transporteve dhe donatorė tjerė pėr tė ofruar zgjidhje tė pėrhershme.
Ndėr tė arriturat nga debati konsiderohet tė jetė vazhdimi i avokimit pėr komunitetin e Raushiqit pėr tė evituar pasigurinė nė trafik dhe nxitjen e institucioneve pėr tė investuar nė nėnkalimin dhe infrastrukturėn pėrcjellėse tė sigurisė nė rrugė.