Logo

    Jelekė ndriēues pėr tė shtruar sigurinė e nxėnėsve nė rrugė

    Prishtinë, 31 janar – Si pjesë e progamit të përbashkët të punës së FIQ dhe Saferworld, ditë më parë, organizatat tona kanë financuar me një grant prej 1,500 euro blerjen e jelekëve të gjelbër ndriçues për 652 nxënës të shkollës fillore “28 Nëntori” në Raushiq. Nxënësit dhe banorët e këtij fshati ndër vite i ekspozohen rrezikut në komunikacion. Vetëm në periudhën janar-nëntor 2012 në Raushiq kanë ndodhur 21 aksidente, me 31 të lënduar, ka thënë zyrtari policor Fadil Gashi, në një takim të FIQ dhe Saferworld më Këshillin e Komunitetit të Raushiqit.

     

    Drejtori i shkollës, Ismet Zekaj, ka thënë se “nxënësit tanë janë shumë të rrezikuar dhe se e vetmja formë e mbrojtjes së nxënësve është parë pajisja e tyre me jelekë të gjelbër, ndonëse kjo nuk e shmangë rrezikun në tërësi”.

     

    FIQ ka mbështetur komunitetin e Raushiqit në adresimin e problemeve të sigurisë në bashkësi që nga viti 2008. Së fundmi, kemi inicuar dhe përkrahur edhe idenë e angazhimit e një qytetari, i cili njëjtë me jelek të gjelbër dhe me shenjën e “Stop”-it luan rolin e policit afër shkollës për t’u kujdesur për nxënësit në vajte-ardhje në shkollë dhe për të drejtuar automjetet në afërsi të shkollës.

     

    mbrapa