Logo

    FIQ prezanton konceptin e sigurisė nė bashkėsi nė Kuvendin Komunal tė Shtimes

    Prishtinë, 31 janar - Në kuadër të programit të përbashkët të punës së FIQ dhe Saferworld për të mbështetur nismat dhe projektet e sigurisë në bashkësi, si dhe punën dhe funksionimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të hënën zëvendësdrejtori i FIQ, Nazim Haliti bashkë me kolegët nga Saferworld kanë mbajtur një prezantim në Kuvendin Komunal në Shtime, lidhur me rolin dhe funksionimin e KKSB-së në rritjen e sigurisë në bashkësi. Ai ka njoftuar KK-në me punën e KKSB-së, e cila me udhëzimin e ri administrativ themelohet dhe i raporton Kuvendit Komunal, pastaj me Strategjinë Nacionale për Siguri në Bashkësi (MPB), e cila  parasheh ndërveprimin e shumë institucioneve qendrore dhe lokale në adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të sigurisë së qytetarëve në bashkësitë e tyre.

     

    FIQ dhe Saferworld gjatë dy viteve të fundit kanë mbështetur tre projekte të siguris në bashkësi në Shtime: ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimin publik për shkollën e mesme “Naim Frashëri”; instalimin e kamerave në qytet dhe në shkollën e mesme “Naim Frashëri”; një fushatë për vetëdijësimin e qytetarëve për mjete piroteknike dhe mosgjuajtje me armë gjatë festave të fundvitit dhe ligjerata me nxënës lidhur me sigurinë në shkolla.

     

    mbrapa