Logo

Misioni & Historia

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), është organizatë joqeveritare që punon në sektorin e sigurisë, zhvillimit të filantropisë dhe mbështetjes përmes granteve të projekteve për qytetari aktive dhe mbrojtje mjedisi.

FIQ është krijuar në vitin 2000 në mënyrë që të adresoj nevojat urgjente në Kosovën e pasluftës.  

Duke punuar drejtpërdrejt me qytetarët, FIQ tashmë tri vite ka ndërtuar dhe zhvilluar edhe programin e Filantropisë dhe Programin e Granteve.

Programi i Filantropisë nisi në vitin 2009 një traditë të re në shoqërinë tonë, atë të shprehjes së mirënjohjes publike për bizneset, mediat dhe individët të cilët dëshmuan angazhimin e tyre për rritjen e cilësisë së jetesës në Kosovë. FIQ çdo vit, ndanë Çmimin FIDES për filantropi në Kosovë, i cili tashmë është bërë tradicionale.  

Ndërkaq, përmes Programit të Granteve, FIQ përkrahë iniciativat dhe projektet në mbrojtjen e mjedisit dhe qytetarisë aktive, projektet e organizatave mjedisore, komunitetit dhe grupeve qytetare për përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe rritjen e mobilizimit të resurseve lokale.  

FIQ ndërmerr nisma dhe është  pjesë e nismave dhe konferencave rajonale dhe ndërkombëtare lidhur me zhvillimin e filantropisë, analizimin e politikave dhe promovimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.