Nėntor - Dhjetor 2009
Projekti sigurisė nė shkolla nė Kaēanik dhe Hani tė Elezit
Pėrmirėsimi i sigurisė nė shkolla dhe forcimi i ndjenjės sė pronėsisė qytetare pėr zgjidhjen e problemeve tė sigurisė dhe pėr tė krijuar njė mjedis mė tė sigurt e njė sistemi mė efektiv arsimor, vazhdon tė mbetet njė ndėr angazhimet e vazhdueshme tė punės sė FIQ-it.
Qė nga viti 2005, organizata jonė ka zhvilluar disa projekte pėr pėrmirėsimin e kushteve tė sigurisė nė shkollat tona tė mesme. Mjet shumė i rėndėsishėm nė ngritjen e sigurisė nė shkolla ka qenė vazhdimisht funksionimi i duhur i Kėshillit tė Nxėnėsve si dhe strukturat tjera tė rėndėsishme si: mėsimdhėnėsit, drejtorėt e shkollave, policia, drejtoritė edukative, OJQ-tė dhe organet tjera komunale.
Gjatė muajve shkurt- nėntor 2009, FIQ nė bashkėpunim me Kėshillat e Nxėnėsve tė gjimnazit Skenderbeu nė Kacanik dhe gjimnazit Dardania nė Han tė Elezit, ėshtė angazhuar nė adresimin e problemeve tė sigurisė nė shkolla dhe ka arritur tė zgjidhė disa nga problemet kryesore qė janė identifikuar nga Kėshillat e Nxėnėsve dhe pėrfaqėsuesit e komunitetit tė kėtyre dy komunave. Nė vijim, janė ēėshtjet kryesore tė cila FIQ i ka adresuar:
Shkollat duhet tė ofrojnė punė aktive tė Kėshillit tė Shkollės dhe mekanizmave nė mėnyrė qė tė mundėsojė implementimin e plotė tė Kodit tė Mirėsjelljes. Ato duhet tė krijojnė kushte pėr kultivimin e kulturės sė debatit ndėrmjet mėsimdhėnėsve dhe nxėnėsve.
Ka nevojė urgjente pėr intensifikimin e bashkėpunimit ndėrmjet institucioneve pėrkatėse: shkollave, Qendrave pėr Punė Sociale, shėrbimeve korrektuese, policisė, prokurorisė, gjyqit dhe prindėrve.
Institucionet Qendrore duhet tė investojnė mė shumė nė shkolla dhe tė jenė mė tė pėrgjegjshėm nė hartimin e politikave pėr shkollat publike.
Fuqizimi i mbikėqyrjes publike tė sundimit tė ligjit nė Kosovė Monitorimi i implementimit tė PVPE (Planit tė Veprimit pėr Partneritet Evropian)
Nė nėntor 2009, financuar nga National Endowment for Democracy (NED) and Balkan Trust for Democracy (BTD), FIQ filloi njė projekt me qėllim tė plotėsimit tė zbrazėtirave nė procesin e Kosovės drejt demokratizimit, duke adresuar pamundėsinė momentale tė shoqėrisė civile dhe parlamentit pėr ti ndėrgjegjėsuar institucionet. Duke u pėrqendruar nė sektorin e sundimit tė ligjit nė kontekstin e integrimit Evropian, ky veprim do tė ngrisė pėrgjegjshmėrinė e institucioneve nė fushat ku ka mė shumė nevojė, qė ndėrlidhen me njė proces rreth tė cilit ka konsensus tė gjerė politik dhe me proceset dhe institucionet ekzistuese nė mėnyrė qė ky veprim tė jetė i qėndrueshėm. Ndėr partnerėt e FIQ-it nė kėtė projekt janė edhe: Instituti i Kosovės pėr Ligje/Prishtinė, Iniciativa pėr Progres (INPO)/Ferizaj, Qendra Kosovare pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar (KCIC)/Gjilan, Akademia pėr Trajnim dhe Asistencė Teknike (ATTA)/Prizren, Zhvillimi i Komunitetit Mitrovica (CBM)/Mitrovicė, Qendra pėr Zhvillimin e Biznesit nė Komunitet (CBDC)/Gjakovė, Syri i Vizionit (SiV)/Pejė
Duke u pėrqendruar nė sektorin e sundimit tė ligjit, projekti ngrit kapacitetin e shoqėrisė civile aty ku qytetarėt e Kosovės kanė nevojė mė sė shumti pėr ti ndihmuar nė tė drejtat e tyre pėr qasje tė lirė, tė barabartė dhe tė dobishme nė sistemin e drejtėsisė, pa dallim kombėsie, gjinie, paaftėsie apo pikėpamje politike; ky projekt poashtu do ti ndihmojė mediet e Kosovės qė tė kenė rol aktiv dhe informues nė monitorimin e pėrmbushjes sė tė drejtave njerėzore nė sektorin e sundimit tė ligjit.
Konferenca mbi implementimin e ligjit pėr armėt programi i Safeplace-it
Organizuar nga Saferworld dhe FIQ nė koordinim me Departamentin pėr Siguri Publike tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Kosovės rreth 40 pjesėmarrės nga Ministria e Punėve tė Brendshme (MPB), Policia e Kosovės, Prokuroria e Qarkut, Konsulent i lartė nga UNDP pėr Komisionin Parlamentar pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri, Policia e EULEX, ZCN/ICO, UNDP, OSBE, ICITAP, Federata e Gjahtarėve, Shoqata e Gjahtarėve Kaprolli nga Prishtina, organizatat joqeveritare: KMDLNJ, Qendra Kosovare pėr Studime Gjinore, Instituti Kosovar pėr Media dhe Politika (KIMP), POL, ATRC, Universiteti Amerikan nė Kosovė (AUK), Kėshilli i Nxėnėsve tė Ferizajt, dhe pėrfaqėsues tė komunitetit nga fshati Gėrmovė, kanė diskutuar pėr sfidat e zbatimit tė ligjit pėr armė, i cili ėshtė miratuar nė Kuvend disa javė mė parė.
Pyetjet mė tė shpeshta kanė qenė rreth legalizimit, ekzistimit ose jo tė planeve tė veprimit pėr zbatimin e strategjive, importit tė armėve nga jashtė dhe kontrolleve kufitare, blerjes nė treg tė zi dhe legalizimeve, vazhdimit ose jo tė lejeve tė armėve pėr gjueti, hapjes sė shitoreve pėr armėt, etj.
Disa nga pjesėmarrėsit kanė kėrkuar qė tė fillohet sa mė shpejtė me zbatimin e ligjit pasi qė zbrazėtirat ligjore nė rregulloren e UNMIK-ut kanė qenė tė dėmshme dhe kėto zbrazėtira nė tė shumtėn e rasteve pa asnjė tė drejtė i janė veshur qytetarėve dhe institucioneve tė Kosovės.
Debati me tė njėjtėn temė ėshtė mbajtur dhe nė Gjilan me datė 10 dhjetor 2009, nė Prizren me datėn 22 Dhjetor dhe nė Ferizaj me datėn 23 dhjetor.
Nė nėntor 2009, FIQ i dhuroi njė grant prej 5000 njė OJQ-je lokale nė Shtėrpcė, Futura Plus pėr tė pėrkrahur fushatėn e vetėdijesimit dhe informimit me qėllim tė inkurajimit tė rinisė nė Shtėrpcė pėr tė qenė pjesėmarrės nė zgjedhjet lokale tė nėntorit/ dhjetorit. Pėrderisa shumė probleme ekonomike dhe pragmatike e ngarkojnė kėtė komunė siē janė privatizimi i papėrfunduar, ndėrtimet ilegale, mjedisi kėrcėnues dhe papunėsia nė shkallė tė lartė, pjesa mė e madhe e popullatės serbe janė tė preokupuar me ēėshtjet te identitetit kombėtar. a qėndron kjo me tė vėrtetė apo ky ėshtė njė imazh i shtrembėruar i shqetėsimeve tė vėrteta qė ata kanė? Nėse po, atėherė ka mundėsi tė mėdha qė ata tė votojnė nė zgjedhjet lokale tė cilat shėrbejnė pėr zgjidhjen e ēėshtjeve tė ekonomisė lokale, mjedisit, planifikimit urban etj. Ky projekt ka pėr qėllim tė shtrojė kėto ēėshtje dhe ti edukojė qytetarėt pėr ti shprehur shqetėsimet e pėrditshme. Qytetarėt dhe fshatarėt e komunave pėrfaqėsojnė audiencėn nė kėtė projekt, ndėrsa rinia serbe e Shtėrpcės pėrfaqėsojnė protagonistėt e projektit. Domethėnė, qytetarėt e rinj tė edukuar dhe tė pavarur politikisht do tė shfaqin pikėpamjet e tyre tė lira pėr zgjedhjet lokale duke marrė pjesė nė debate. Emisionet do tė krijohen pėr secilin debat dhe do tė shfaqen dy herė nė javė nė radio. Kėshtu, qytetarėt do tė pranojnė kompetenca tė reja nga autoritetet lokale, duke shpresuar qė kjo do tė rezultojė nė pjesėmarrje me tė madhe nga ana e popullatės serbe.
Dhėnia e ēmimit FIDES pėr Filantropinė mė tė mirė Korporative nė Kosovė
Forumi pėr Iniciativa Qytetare, i mbėshtetur nga Fondacioni Rockefeller Brothers, mbajti ceremoninė e ēmimit FIDES 2008-2009 pėr Filantropinė mė tė mirė Korporative nė Kosovė. FIDES ēmimi ėshtė i pari i kėtij lloji qė jepet nė Kosovė dhe simbolizon falėnderim publik pėr kompanitė dhe ndėrmarrjet tė cilat kanė investuar pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Nė ceremoni ishin prezent mė se 200 njerėz. Ndėr mysafirėt special qė mbajtėn fjalim tė shkurtėr dhe dorėzuan ēmimet tek fituesit ishin Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu; Shefi i ICO/EUSR, Peter Feith dhe zv.shefi i misionit tė Ambasadės sė SHBA-ve nė Kosovė, Michael Murphy. Presidenti i Rockefeller Brothers Fund, Stephen Heintz i pėrshėndeti tė pranishmit me njė fjalim rasti.
FIDES ēmimi pėr kontribut nė nivel kombėtar e fitoi kompania Data Project Electronics, kompani kjo e cila ka pėrkrahur aktivitete me rėndėsi shoqėrore, duke filluar nga rinia, sporti, tė pastrehėt dhe fuqizimin e gruas nė jetėn shoqėrore dhe publike nė Kosovė.
FIDES ēmimi pėr kontribut nė nivel lokal ku vepron kompania e fitoi kompania Sharrcem, kompani kjo e cila ka kontribuuar nė pėrmirėsimin e jetesės nė komunėn e Hanit tė Elezit dhe Kaēanikut duke mbėshtetur aktivitete kulturore, artin, edukimin, infrastrukturėn dhe rininė.
FIDES ēmimi pėr kontributin e medieve e fitoi RTV 21 gjegjėsisht emisioni Edhe unė jam Kosovė, emision ky qė trajton jetėn e skamnorėve nė Kosovė duke dhėnė njė shtysė tė fuqishme drejt interesimit tė sektorit tė biznesit nė dhėnien e ndihmės drejt familjeve skamnore, zbutjen e varfėrisė si dhe luftėn e tė gjitha formave tė diskriminimit. Qė nga ky vit, tradita pėr mirėnjohjen e kontributit pėr filantropinė kosovare do tė jetė pjesė e vlerave tė shoqėrisė kosovare dhe ne tė gjithė sė bashku mund ta bėjmė qė kjo traditė tė jetojė pėrgjithmonė. Le tė jetė FIDES njė nxitje, frymėzim, motiv pėr tė shtuar kujdesin tonė pėr vetveten dhe tė tjerėt. Le tė jetė FIDES njė derė e hapur pėr tė gjithė ata qė duan tė kontribuojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. ishin kėto fjalė me tė cilat u pėrmbyll kjo ceremoni.
Siguria nė shkolla
http://fiqfci.org/repository/docs/Siguria_ne_shkolla_nje_mision_i_pamundur.pdf
Funksionimi i administratės publike
http://fiq-fci.org/repository/docs/Functioning_of_public_administration_and_opportunities_for_citizens.pdf
Ceremonia e dhėnies sė ēmimit Fides
http://fiq-fci.org/?cid=2,19
http://fiq-fci.org/repository/docs/Booklet_press.pdf
2 dhjetor 2009 Ceremonia e dhėnies sė ēmimit FIDES 2008-2009 pėr Filantropinė mė tė mirė korporatave nė Kosovė, e mbajtur mė 1 dhjetor nė Prishtinė.
Falėnderojmė:
National Endowment for Democracy (NED) dhe Balkan Trust for Democracy (BTD) pėr $ 45, 000 dhe $ 23, 000 nė pėrkrahje tė projektit Fuqizimi i mbikėqyrjes publike tė sundimit tė ligjit nė Kosovė
I urojmė mirėseardhje:
Valdrin Grainca, Menaxher i Projektit tė Mbikėqyrjes Publike