Logo

Udhëzime për aplikim për grant

Mekanizmi i grantdhënies në FIQ është i organizuar rreth tri fushave programore: Eko, Qytetaria Aktive dhe Ide të Veçanta.

Aplikimet për fonde pranohen nga FIQ për tri fushat programore gjatë tërë vitit. Nëse kërkoni grant nga FIQ, hapi i parë që duhet të bëni është të na dërgoni Letrën për shprehje të interesit.  Secila Letër për shprehje të interesit do të shqyrtohet nga stafi i FIQ, i cili e vlerëson nëse është në përputhje me përshkrimet programore, prioritetet financiare dhe implikimet buxhetore.

Për të dërguar Letrën për shprehje të interesit, ju lutemi përdorni njërën nga metodat në vijim:

  • 1. Plotëso formën online të Letrës për shprehje të interesit; ose
  • 2. Shkarko këtu dhe dërgo me e-mail në: grant@fiq-fci.org, ose me postë në adresën: Rr. Rexhep Mala, 5/A 10 000 Prishtinë

Pas rishikimit me kujdes të Letrës për shprehje të interesit, stafi i FIQ-it do t’ju kontaktoj për të kërkuar informacion shtesë, duke përfshirë edhe projekt propozimin.

Nëse e konsiderojmë mundësinë për grant për projektin tuaj, procesi i aprovimit përgjithësisht do të kompletohet brenda tre muajve. Megjithatë, periudha e saktë kohore e aprovimit të grantit mund të ndryshoj. Shumica e granteve aprovohen nga Komisioni për Ndarjen e Granteve në FIQ, i cili takohet tre herë në vit (mars, qershor dhe nëntor).

Shuma e granteve

Nuk ekziston një shumë e caktuar e granteve, megjithatë, grantet do të jenë në proporcion me punën që granti synon ta realizojë. FIQ do t’ju këshilloj lidhur me shumën me të cilën ne mund të ju mbështesim dhe kjo do të varet nga veçoritë dhe nevojat e secilit projekt propozim.

Monitorimi i grantit

FIQ monitoron grantet gjatë tërë periudhës së zbatimit dhe i vlerëson ato në fazën përfundimtare. Secilit grantmarrës i kërkohet të dorëzoj raport financiar dhe narrativ përgjatë periudhës së caktuar kohore, si dhe në fund të projektit.