Logo

Forumi per siguri

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në partneritet me Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në qershor të vitit 2010 kanë themeluar Forumin për Siguri. Themelimi i FS është mundësuar nga Saferworld si pjesë e programit “Vendi i Sigurt”, financuar nga qeveria gjermane dhe britanike.
Nga janari 2011, FS ka siguruar mbështetje edhe nga Balkan Trust for Democracy (BTD), që përveq mbështetjes për aktivitetet e forumit, ka mbështetur edhe dizajnimin e ueb faqes së forumit.
Forumi për Siguri ka për qëllim të shërbej si platformë e diskutimit në mes organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve për çështjet e sigurisë në Kosovë. Me këtë synohet  të nxitet komunikimi dhe studimi i politikave në fushën e sigurisë duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e saj.
Forumi për Siguri synon poashtu që të ofroj mundësi për shkëbim të përvojave në çështjet e sigurisë edhe në mes të shteteve të Ballkanit Perendimor dhe Evropës.