Logo

Për çmimi F I D E S

Çmimi F I D E S për filantropinë korporative 

Populli i Kosovës, individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe diasporën e Kosovës, kanë dhënë aq shumë për të mirën e përbashkët dhe kjo ndonjëherë është lënë në harresë. FIQ, me këtë çmim po provon të vendosë sistem në njohjen dhe falënderimin e atyre që kanë dedikuar ndihmën dhe përkrahjen për të mirën e përbashkët, e që në botën e zhvilluar emërtohet filantropi. Kosova dhe populli saj ka traditë të gjatë të filantropisë dhe ky është momenti që ne ta njohim këtë kontribut po me këtë emër.

Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe ndërmarrjet që kanë dëshmuar një angazhim për të investuar në të mirën e përbashkët të popullit të Kosovës. Çmimi dhe vet ceremonia e çmimit kanë për qëllim të promovojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e vërtetë ndërmjet sektorit të biznesit dhe organizatave jo-qeveritare dhe popullatës.