Nëpërmjet programit tonë për Promovim të Filantropisë, ne synojmë që të përdorim konceptin e filantropisë si një instrument për të adresuar sfidat e zhvillimit në komunitetet lokale.

Nëpërmjet programit të Grant-dhënies, ne synojmë të ofrojmë ndihmë financiare dhe mentorim OJQ-ve lokale, grupeve joformale, rrjeteve, dhe iniciativave inovative.


Nëpërmjet programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, ne synojmë që të sjellim një qasje bazike për të adresuar sfidat kryesore në sektorë shumë të rëndësishëm sikurse: ekonomi, energji, dhe mjedis.


 


FIQ beson se komunitetet lokale janë vendi më i mirë për të zhvilluar aktivizmin qytetar dhe për të udhëhequr rritjen e zhvillimit ekonomik, arritjen e drejtësisë shoqërore dhe për të përmirësuar mjedisin për qytetarët dhe komunitetin.