Ambasadorët e Rinj

Në përpjekje për të fuqizuar dhe ringjallur aktivizmin rinor, FIQ ka zhvilluar një projekt që ka për qëllim të punoj direkt dhe vetëm me grupe jo-formale të të rinjve në disa komuna të Kosovës. Ky projekt do të shfrytëzoj një kombinim të përpjekjeve të suksesshme të punës së FIQ me të rinj,  së bashku me një metodologji që do të kërkoj fuqizimin e të rinjve duke e avancuar aktivizmin e tyre qytetarë dhe duke u dhënë mundësi që të bëhen vendim-marrës.

Projekti Ambasadorët e Rinj do të identifikoj, mobilizoj, dhe trajnoj aktivistë të rinj, dhe do t’i udhëheq drejt zhvillimit dhe implementimit të një mekanizmi të dhënies së granteve, i cili do të drejtohet nga ta, me qëllim të identifikimit dhe mbështetjes të aksioneve interesante dhe inovative në komunitet nga grupet jo-formale në komunat respektive. Gjatë vitit të ardhshëm, FIQ ka për qëllim që të shtrij modelin Ambasadorët e Rinj në tërë shtetin.

Takimi ynë i parë me Ambasadorët nga Vitia dhe Kaçanik, Gusht 2017.  

Foto Ilustrim: Evenimenti është organizuar me pjesëmarrjen e më shumë se 200 të rinjve nga e tërë Kosova, përfaqësuesve të grupeve joformale dhe vullnetarëve të rinj.

Ambasadorët e rinj sjellin projekte konkrete
në energji, turizëm, kulturë

Gjatë simpoziumit janë ekspozuar gjashtë prej projekteve të implementuara në fusha të ndryshme si turizmi, kultura, siguria, energjetika.

Kemi pasur një interesim të madh të të rinjve për tu kyçur ne projekte të ngjashme. Pra mund të shihni se nevojitet vetëm inkurajimi, dëshira dhe përkrahja për të dëgjuar dhe për të inkuadruar të rinjtë, ndërkaq vullneti nuk mungon, - thotë vullnetari i FIQ, Florent Kastrati.

 

Një poster me aktivitetet e zhvilluara në Prishtinë dhe Mitrovicë.  

Projektet Fituese në vitin 2016:

In Prishtina - Berat Mavriqi - "I am 2016, Emira Polloshka - "Improving energy efficiency in schools", Drilon Hyseni - "Let’s change our Prishtina", Liridona Morina - “Prishtina Live Guide"; In Mitrovica - Besnik Hoti – “Don’t stand-sit”, Enis Berisha – Marking of hazardous areas along Ibër and Sitnicë, Lindita Hasani –Schoolyard improvement, Gazmend Ismajli – Bicycle parking; In Peja - Ariston Lipa – “Animal shelter”, Fisnik Kurhasani – Planting of decorative trees

 The project in 2016 was supported by National Endowment for Democracy. In 2017, young ambassadors project is supported by Global Found for Community Development.