Programi i Granteve

Programi i Granteve është mundësi e mirë në përkrahjen e iniciativave që kanë për qëllim forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve. Programi i Granteve ka lehtësuar rrugën e OJQ-ve lokale që të realizojnë projekte të rëndësishme dhe kuptimplote. FIQ ka për qëllim të vazhdojë përkrahjen e OJQ-ve, organizatave komunitare, grupeve joformale dhe rrjeteve që kanë për qëllim kontribuimin në zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.

Fushat tona strategjike të punës me Programin e Granteve janë:

  • Energjia dhe mjedisi
  • Zhvillimi ekonomik
  • Ndërrmarrësia dhe Biznesi Social