Filantropia

Filantropia

FIQ beson se çdo qytetar mund të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe inkurajojnë të tjerët të bëjnë të njejtën. Filantropia duhet të trajtohet si një vlerë e shtuar në shoqërinë tonë. FIQ duke parë realitetin e trazuar ekonomik në Kosovë dhe rajon, ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për promovimin e filantropisë, si një mekanizëm që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm. Që të ketë sukses promovimi i filantropisë FIQ do të vazhdojë të punojë në dy fusha paralele; krijimin e vetëdijes për filantropi dhe angazhimin dhe inkurajimin e kompanive dhe individëve për të drejtuar në mënyrë strategjike kontributin e tyre financiar për një zhvillim të qëndrueshëm të sigurt.

Fusha strategjike e punës sonë me Programin e Filantropisë fokusohet në:

  • Filantropinë Korporative
  • Filantropinë Individuale
  • Diaspora dhe Filantropia