Hulumtimi periodik mbi sigurinë në Kosovë

Prishtinë, 12 gusht - Si pjesë e projektit "Vend i Sigurtë", në zhvillim e sipër është edhe hulumtimi më i fundit i cili është seri e një hulumtimi disavjeçar të FIQ dhe Saferworld. Kjo do të jetë pjesa e tretë e këtij hulumtimi, i cili do të bëjë krahasime me raportet e kaluara si dhe do të sjellë informacione të reja të nxjerra nga hulumtimi. Qëllimi i këtij hulumtimi është që të analizoj katër fusha të rëndësishme të cilat ndikojnë në sigurinë e vendit. Këto katër fusha përfshijnë: punën e policisë, armët e vogla dhe të lehta, sistemin gjyqësor në Kosovë dhe sigurinë në komunitet.
Publikimi i këti raporti pritet të bëhet në shtator të këtij viti.