Projekti i Sigurisë në Komunitet në Graçanicë

Si vazhdimësi e Analizës së Konfliktit, në Qershor partneri i FIQ-it për Zhvillim Social nisi një projekt për vlerësimin e situatës së sigurisë në komunën e Graçanicës. Hulumtimet në terren do të kryhen nëpërmes 300 pyetësorëve për anëtarët e komunitetit dhe 200 për organizatat e komunitetit dhe të shoqërisë civile me qëllim të identifikimit të tensioneve të sigurisë dhe punës me idetë për të zgjidhur problemet e identifikuara. Gjetjet e këtij projekti do të futen në një raport të detajizuar që do të diskutohet në një debat publik dhe gjithashtu do të krijohet një grup punues i sigurisë pas të cilit do të pasojnë dy seminare për diskutimin dhe krijimin e metodologjive dhe planit të implementimit të sigurisë në komunitet në Graçanicë.