Një Qendër për të informuar për sigurinë

Si një vendbanim i madh, Graçanica përballet me një sërë problemesh të sigurisë. Disa grupe qytetarësh në tryezat diskutuese kanë përmendur  mungesën e besimit në institucionet e sigurisë, mosprezencën e institucioneve të sigurisë në terren, joprofesionalizmin e policisë dhe diskriminimin e pjesëtarëve të  komunitetit pakicë, numrin e vogël të policëve serb në Policinë e Kosovës, nivelin e lartë të veprimeve kriminale të përditshme, mungesën e transparencës dhe qasjes në institucionet e sigurisë. Nga projekti i zhvilluar kohët e fundit, nga organizata partnere CSD (Komunikimi për Zhvillim Shoqëror) ka dalë kërkesa që të krijohet një qendër që do të ofronte informacione për çështje të sigurisë së përgjithshme.

Grupi Punues për Siguri, i formuar më parë, poashtu më mbështetje të FIQ dhe Saferworld, i cili përbëhet nga anëtarë të shoqërisë civile, ka hartuar një projekt detaj për funksionimin e qendrës, të cilën ata e kanë emërtuar Qendra për Informacione të Sigurisë.Për të përmirësuar komunikimin në mes të komunitetit dhe institucioneve të sigurisë, në këtë qendër do të organizohen takime dhe debate me qytetarë, përfaqësues të komunitetit nga lagjet dhe fshatrat, me Policinë e Kosovës, KFOR-in, EULEX-in, përfaqësues të shoqërisë civile.

Qendra për Informacione të Sigurisë poashtu do të grumbulloj informacione në baza ditore dhe do të bëjë një raport javor, të cilin do ta ndajë dhe diskutoj me institucionet e sigurisë dhe me komunitetin. Do të botohen edhe broshura për të informuar qytetarët me zhvillimet në këtë qendër. Qendrën do të mund ta vizitoj çdo qytetar dhe të paraqes probleme individuale apo grupore, që do të mund të adresoheshin tek institucionet e sigurisë.