Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ shpall 3 idetë fituese të garës “Ide Biznesi - Të Gjelbërta dhe Inovative 2017

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ shpall 3 idetë fituese të garës “Ide Biznesi - Të Gjelbërta dhe Inovative 2017”, që këtë vit është organizuar për të gjashtën herë rradhazi. Në këtë fazë, Komisioni Përzgjedhës i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme ka bërë përzgjedhjen e 3 ideve fituese në bazë të kritereve të përcaktuara.

Tre idetë fituese për këtë vit janë:

Nikki Murseli – “DYVO” – Një ndërrmarje sociale që ka për qëllim dizajnimin e aksesorëve të përditshem, nga ata trupore e deri tek ato shtëpiake, përmes ripërdorimit të mbetjeve të pleksiglasit

Besart Kunushevci – “Platforma Akademia” – Një platformë inovative që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë në institucionet arsimore përmes zhvillimit të një makine kërkimore akademike, gjenerimit të referencave, si dhe detektimin e plagjiaturës, në gjuhën shqipe.

Drenusha Kuqi – Rrënjët Tona” - Kultivimi I këpurdhave Oyster përmes reciklimit të kafesë

Të tre fituesit tani do të vazhdojnë përgatitjet e tyre për garën rajonale përmes trajnimeve dhe mentorimit të afërt nga Forumi për Iniciativa Qytetare. Ndërkaq, gara rajonale organizohet nga Rockefeller Brothers Fund, e cila këtë vit mbahet në Mal të Zi gjatë muajit Korrik, ku do të konkurojnë për 4 çmimet e para në rajon, që ndahen në vlerë prej 10,000 USD.

FIQ i uron fituesit, dhe do të angazhohet për të punuar edhe me finalistët tjerë në mënyrë që idetë e tyre ti vënë në zbatim duke sjellë një zhvillim ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë