FIQ prezantoi rastin e Inspektimit të Bankës Botërore në organizimin e IAMnet në Greqi

Dajana Berisha, drejtore ekzekutive në FIQ prezantoi rastin e FIQ/KOSID të Inspektimit të Bankës Botërore  në eventin e Rrjetit për Mekanizëm të Pavarur të Llogaridhënies (IAMnet) në Selanik, Greqi.

FIQ/KOSID shkroi një ankesë rreth tri operacioneve të bankës: urdhëresave të bankës ndaj qeverisë së Kosovës për zhvillimin e polituikave të shpërnguljes, kornizës rregullative dhe legale nën Projektin për asistencë teknike të Fuqisë së Linjitit, monitorimit të bankës dhe procesit të rizhvendosjes së fshatit Hade në financimin e dytë shtesë: Fshirjes së Sektorit Energjetik dhe Projektit për Rikuperim të Tokës dhe rizhvendosjes nën KPP.

Eksperienca e FIQ/KOSID ishte e rëndësishme në sigurim të mekanizimit të llogaridhënies ndaj komuniteteve.  Cfarë e karakterizoi këtë përvojë ishte qëndrimi i vetëm I FIQ/KOSID, pasi që është rasti i parë që koalicionet kombëtare/ojq-të shkruajnë një ankesë ndaj një banke të madhe zhvilluese në emër të një komuniteti. Kjo poashtu reflektoi lidhjen dhe besimin që komunitetet kanë ndaj FIQ si organizatë me bazë në komunitet që është pjesë përbërëse e KOSID.


Pjesë e  këtij programit ishin katër sesione me Shoqërinë Civile me objektiva që të: përmirësohet kuptimi i punës së OJQ-ve dhe Mekanizmave të Pavarur të Llogaridhënies (IAM) në fushën e llogaridhënies, duke ndarë përvojat e këtyre mekanizmave dhe OJQ-ve për të siguruar qasje komunitetit te këta mekanizma, sfidat e identitetit dhe mundësitë, të gjenerohet vetëdije rreth  roleve të ndryshme dhe përgjegjshmërive ndaj mekanizmave të llogaridhënies, të veprohet nëpërmjet procesit të ankimit dhe biseda të rrumbullakëta diskutimi mes IAM dhe OJQ-ve.