Energjia nga qymyri, e pengon zhvillimin e Kosovës

Dajana Berisha, përfaqësuese e Konsorciumit të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qendrueshëm në Kosovë, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se strategjia e energjisë në Ballkan duhet të përqendrohet tek zhvillimi i tregut rajonal dhe burimet e qendrueshme.

Zonja Berisha, drejtore ekzekutive e Forumit për Inciativë Qytetare foli edhe për nevojën e filantropisë dhe përmirësimit të statusit të gruas në Kosovë, përfshirë intensifikimin e përpjekjeve për të ndihmuar gratë dhunuara gjatë luftës.

Gjatë intervistes zonja Berisha, iu përgjigj pyetjes se për çfarë bisedoi me përfaqësuesit e Bankës Botërore, të cilët konsorciumi ka kohë që përpiqet t'i bindë të heqin dorë nga projekti i termocentralit.  Ajo theksoi rëndësinë e  investimeve  në energjinë  e ripërtrirëshme në Kosovë dhe ndalimit të ndërtimit të termocentralit të ri. Sugjerime alternative që KOSID është duke kërkuar janë: të fitohet nga interkoneksioni me Shqipërinë, ruajtje të energjisë nëpërmjetë izolimit të shtëpive, investime në energji solare, hidro dhe termo.  Gjatë takimeve që KOSID zhvilloi me bankën botërore, ata kanë kërkuar që të bëhet një studim i saktë ku tregohet se sa ka nevojë Kosova për investime në thëngjill.   

Për intervistën e plotë, klikoni linkun: http://bit.ly/2ykma9l