Mblidhet Komisioni Përzgjedhës për Çmimet FIDES 2017

Sot është mbledhur Komisioni Përzgjedhës për Çmimet FIDES 2017. Komisioni është përbërë nga: Eroll Bilibani – DokuFest; Astrit Istrefi – The Balkan Forum; Anita Kadriu – Gazetare; Nora Hasani – Oda Ekonomike Gjermane; Mentor Sahiti – ADAPTIV; Antigona Limani – Raiffeisen Bank Kosovo; Dajana Berisha  - Forumi për Iniciativa Qytetare. 

Çmimi FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Fituesit do të shpallen në eventin FIDES që do të mbahet më 29 Nëntor. 


Kategoritë FIDES për këtë vit janë:

  • Çmimi FIDES për kontribut në nivel kombëtar “Hasan Prishtina” – I ndahet kompanisë, individit apo OSHC-së që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në nivel kombëtar. 
  • Çmimi FIDES për kontribut individual – I ndahet individit që ka ndërmarrë aktivitete filantropike.
  • Çmimi FIDES për kontribut nga Diaspora – I ndahet individit apo kompanisë nga Diaspora që ka ndërmarrë aktivitete filantropike në Kosovë.
  • Çmimi FIDES për fuqizimin e gruas – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që ka kontribuar në fuqizimin e gruas.
  • Çmimi FIDES për mbrojtje të ambientit – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së që me aktivitetet e veta ka kontribuar në mbrojtjen e mjedisit.
  • Çmimi FIDES për “Liderët e Rinj” – I ndahet individit, kompanisë, OSHC-së, që me aktivitetet e veta ka kontribuar në çështjet që preokupojnë rininë.