Ambasadorët e Rinj, shembull i aktivizmit dhe kontribuimit në komunitet!

Forumi për Iniciativa Qytetare si target shumë të rëndësishëm të punës e ka rininë dhe sidomos të rinjtë nga zonat me më pak mundësi për aktivizëm. Me projektin Ambasadorët e rinj, synojmë që të rinjtë të bëhen akter vendimmarrës në projekte komunitare që vijnë nga grupet joformale, pikërisht nga vendet që ambasadorët e rinj përfaqësojnë. Pra, ambasadoret janë vet ata që vendosin për projektet më të nevojshme për komunitetin e tyre dhe grupet joformale janë ato që realizojnë këto projekte.

FIQ deri tash ka 26 Ambasadorë në komuna të ndryshme të vendit. FIQ deri tani ka realizuar 26 projekte komunitare, që janë të prekshme nga qytetarët.

Komuna e Kaçanikut ishte bashkëpunëtore në këtë projekt duke bashkfinancuar projektet, poashtu të rinjtë e përfshirë në projekt arritën të ngritin fonde nëpërmjet mbështetjes që morën nga biznese të ndryshme vendore.

Projektet e realizura nga grupet joformale gjatë këtij viti në komunën e Kaçanikut dhe Vitisë janë si në vijim


1.Kaçaniku me libra

“Grupi i Liderëve” propozuan projektin për furnizimin me tituj të ri librash për bibliotekën e qytetit të Kaçanikut. Ata u konsultuan me bibliotekistët, takuan shkrimtarë të ndryshëm për të sjell  tituj të rinjë dhe zhvilluan takime me të rinjë për të parë se për çfarë libra ka kërkesa më shumë. Ata siguruan më shumë se 50 libra nga projekti, dhe arritën t’i mbledhin më shumë se 70 të tjera, të gjitha tituj të rinjë e atraktiv që të rinjtë kanë vlerësuar si nevojë. 

2. Projekti “Gjithçka për librin” vendosën një vitrinë me libra jashtë gjimnazit të qytetit që do tu shërben të gjitha grupmoshave. Vitrina me libra e vendosur jashtë shkollës do të zgjidhte çështjen e mungesës së mjeteve financiare për tu regjistruar në bibliotekë, do të ofroj tituj të rinjë dhe kështu të interesuarit do të pajiseshin me libra nga vitrina e hapur. Gjatë këtij projekti, janë dhuruar më shumë se 70 libra nga komuniteti, janë zhvilluar prezantime në shkolla për rëndësinë e leximit, dhe është mbajtur një aheng kreativ i quajtur “Lexim në heshtje” ku të rinjtë lexuan dhe sugjeruan tituj për njëri tjetrin. Biblioteka vazhdon të jetë e hapur për lexuesit, e menaxhuar nga nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në Kaçanik.

3. Ulëse për parkun e qytetit në Kaçanik

Në mungesë të ulëseve dhe nevojës për riparim të atyre të vjetrave, të rinjtë e këtij grupi siguran ulëset e parkut nëpërmjet këtij projekti. Ata realizuan takime me komunën për marrjen e lejës, biseduan me të rinjë dhe promovuan projektin te qytetarët për ruajtjen e këtyre ulseve. Tani, qytetarët mund të shfrytëzojnë këto ulëse që janë rezultat i angazhimit të të rinjëve të vendit.

4Ulëse për stacionin e autobusëve në Kaçanik

Shumë nxënës të Vitisë janë detyruar të presin në këmbë si pasojë e mungesës së ulëseve. Grupi joformal bëri blerjen dhe vendosjen e ulëseve në stacionin e autobusëve, po ashtu edhe shportave për mbeturina. Ulëset do  t'i shërbenin të moshuarve por edhe  grupmoshave të reja që do të presin në stacion. Pjesë e aktiviteteve ishin: marrja e lejes nga komuna, diskutime me komunitetin, ngritja e fondeve dhe diskutime për ruajtjen e tyre.

5. Ndriçimi i shkollës së mesme “Skënderbeu” në Kaçanik

Nxënësit e kësaj shkolle dilnin në errësirë kur përfundonte orari i fundit i mësimit. Me realizimin e projektit “Ndriçim për shkollën” janë vendosur më shumë se 4 led lampa të mëdha efiçiente në oborr të shkollës të cilat po ndriçojnë oborrin shkollor dhe kontribuojnë në ngitje të sigurisë. Në këtë projekt janë angazhuar menaxhmenti i shkollës që bashkë me nxënësit bëri ngritjen e fondeve dhe qytetarët që ndihmuan vullnetarisht në instalimin e tyre.

6. Minibiblioteka për libra në Pozheran të Vitisë

Mungesa e titujve të rinj të librave është vlerësuar si nevojë e madhe për të rinjtë e Pozheranit. Grupi joformal nga ky fshat ka zhvilluar një fushatë për grumbullimin e librave. Ata mblodhën libra nga shkrimtarë 1, shtëpia botuese  Fleta e cila dhuroi 50 libra, e qytetarë të ndryshëm rreth 30, libra të cilat më pas janë vendosur në bibliotekën e hapur në shkollën e mesme mikes të Pozheranit. Librat do të jenë në dispozicion për të gjithë nxënësit.

7. Ulëse në stacionin e autobusëve në Viti

Pritjeve të gjata në këmbë në stacionin e autobusave në Viti ju dha fund projekti për ulëse nga grupi joformal i të rinjëve të Vitisë. Ata po ashtu shtuan shporta afër ulseve duke siguruar që ambienti i stacionit të qëndroj i pastërt.

8. Ulëse dhe shporta në fshatin Terstenik, Viti

Grupi joformal nga ky fshat ka siguruar ulëse dhe shporta për nxënësit e shkollës së fshatit. Tani nxënësit mund të pushojnë, po ashtu të hedhin mbeturinat në shportat që qëndrojnë afër ulëseve. Grupi që zhvilloi këtë projekt, arritën të ngritin fonde për zhvillimin e projektit dhe zhvilluan sesione informuese me nxënësit për rëndësin e kujdesit të këtyre mjeteve.

9.Shporta recikluese për shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”

Grupi joformal ka vlerësuar të nevojshëm që të sigurohen shporta recikluese për shkollën. Shportat janë të destinuara të reciklojnë plastikën dhe letrën. Për këtë projekt, nxënësit kanë pasur një numër takimesh me nxënësit për t’i informuar për format e reciklimit. Po ashtu, gjatë reciklimit, kompania “Reciklimi” nga Gjilani shprehi vullnet që të bëj mbledhjen e mbeturinave për këtë shkollë.

10. Lojëra për fëmijë në fshatin Sllatinë e Epërme

 Ka kohë që fëmijët e fshatit Sllatinë kanë pasur nevojë për një hapësirë rekreative për të luajtur. Një grup i të rinjëve të këtij fshat nëpërmjet projektit siguroi një luhatëse për ta. Ata ngritën fonde gjatë aktiviteteve si dhe mobilizuan fshatin që të kujdesen për vendosjen dhe sigurinë e tyre. 

Të rinjtë e Kosovës kanë potencial dhe ide. Ata kanë nevojë për organizim, një projekt që u jep mundësinë të ngrisin kapacitetet por edhe të praktikojnë shkathtësitë e tyre. Në këtë formë, ne synojmë që të drejtojmë energjinë e të rinjëve drejt ndryshimeve në komunitet!