Zhvillimi i Bujqësisë dhe Turizmit (ATAR)

  1. ATAR është një projekt inovativ i zhvilluar i cili shfrytëzon matjet e tregut aktiv nëpërmjet qasjes unike të trekëndshit të FIQ për të adresuar papunësinë në Kosovë. Koncepti “Filantropi për Ide të Gjelbërta” ka ndihmuar FIQ-in që të replikoj këtë model nëpërmjet ATAR në të gjithë shtetin për të mbështetur vet-punësimin e njerëzve të rinj (15-2 vjeç) dhe për të përfaqësuar një zgjerim të konsiderueshëm dhe duke e thelluar punën e FIQ me të rinjtë në Kosovë sa i përket zhvillimit të qëndrueshëm.
    Objektiva gjithëpërfshirëse kishte për qëllim mbështetjen e të rinjve nëpërmjet ndërmarrësisë shoqërore duke ju ofruar një program gjithëpërfshirës për t’i ndihmuar ata që ti kthejnë idetë e tyre në  biznese shoqërore, duke u fokusuar në dy sektorët më prominent për zhvillim në Kosovë: Bujqësi të Qëndrueshme dhe EkoTurizëm. 
 
 
 
 


“Këto janë raste kur inovacioni është një domosdoshmëri, përfshirja bëhet imperativ i kohës, bashkëpunimi kërkon vizion, këmbëngulje, përkushtim dhe dhembshuri njerëzore për të siguruar hapësirën e nevojshme për zhvillim" - Dajana Berisha.

Pritshmëritë e FIQ për të vazhduar ATAR 2 janë të shkëlqyeshme pasi që ky intervenim  është vlerësuar lartë nga vlerësuesit e BE-së dhe zyrtarë nga Ministria e Punës, si projekt i duhur për të stimuluar vetë-punësimin te të rinjtë.

 

             DISA NGA  FITUESIT E GRANTEVE:

Arbnora Kllokoqi -  Ideja fituese për kultivimin e mjedrës

“Kur kam dëgjuar për Atar, kam parë se ky projekt është një mundësi e madhe për mua dhe shumë të tjerë. Krijimi i përvojave të reja, dhe mundësia për të zhvillu më tej idetë e mia janë arsyet kryesore pse kam aplikuar për programin”.

 


Agon Qorolli
-  Fermë e kërpudhave

“Kush nuk dorëzohet, nuk humb kurrë. Dashnia për kërpudha ka filluar qysh kur
kam qenë i vogël! Luaja lojën Super Mario shumë, kur i haja kërpudhat ishte çasti më i lumtur i lojës e, m'bënin më t'madh! Nuk u dorëzova asnjëherë, tash më nuk kam nevojë t'i kërkoj kërpudhat nëpër ato blloqet me pikëpyetje, ato po rriten vazhdimisht në fermën time. Unë po bëhem më i madh! Krejt kjo e mundshme nga mbështetja prej FIQ, punës, dhe modestisë".
#nëseunëmundemmundeshedheti

 

Saranda MusaNgritja e serës me perime

“Unë besoj se bujqësia është një nga profesionet më fisnike të njerëzimit.Të
punosh tokën, të kultivosh bimët dhe në këtë mënyre të ushqehesh prej tyre, do të thotë ta duash profesionit që bën”.

 

 Liridon Rexhepi -  Kultivimi i hudhrës dhe qepës

“Për të arritur sukses, qëllimet duhet të jenë më të mëdha se pengesat”.

 

 

 Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian.