Fokus-grupet në komunitet

Fokus-grupet në Komunitet është metodologjia kryesore që e përdorim në punën tonë sa i përket informimit të publikut dhe mobilizimit, por ata përfaqësojnë të drejtën e tyre të veprimit, pasi që është mekanizëm nëpërmjet të cilit funksionin programi ynë i grant-dhënies. Kryesisht, ne e realizojmë këtë duke përfshirë anëtarë të komunitetit nga fokus-grupe të ndryshme në një fokus-grup të komunitetit (i cili mund të përbëhet më shumë se me 10 njerëz), duke përfshirë aktivist të komunitetit, anëtar të komunitetit me profesione të ndryshme sikurse mësues, doktor, avokatë, oficer policor etj; përfaqësuesit e OJQ-ve lokale të bazuara në komunitet, përfaqësues të qeverisë lokale, si dhe përfaqësues të sektorit privat në komunitetin respektiv.   

Kjo qasje është shumë e rëndësishme në identifikimin e nevojave më urgjente, sfidat, dhe vështirësitë e një komuniteti të posaçëm nëpërmjet një diskutimi të moderuar që organizohet nga FIQ. Është një aksion, në të njëjtën kohë është një metodologji që e definon profilin e FIQ si një organizatë të bazuar në komunitet dhe në tri programet kontribuese të FIQ. 

1. Foto gjatë një takimi në Kacanik
2. Foto e bër në Hade gjatë protestës së tyre pas zhvendosjes nga shtëpitë e tyre. 
3.  Dajana Berisha (drejtore në FIQ) dhe  Merita Mustafa (zyrtare për programe) duke diskutuar me përfaqsues të komunitetit.
4. Qytetarët e Kacanikut duke i adresuar problemet e tye në një tavolinë të rrumbullakët.