Programi i grant-dhënies

Nëpërmjet programit të Grant-dhënies, ne synojmë të ofrojmë ndihmë financiare dhe mentorim OJQ-ve lokale, grupeve joformale, rrjeteve, dhe iniciativave inovative, për t’i ndihmuar që të implementojnë aksione të rëndësishne për komunitetin.  FIQ ka përvojë të madhe pune me OJQ-të me bazë në komunitet gjithandej Kosovës, si në mbështetje të projektit, ndërtim të kapaciteteve, duke ofruar grante të madhësive të ndryshme (nga 1,000 EUR deri në 63,000 EUR), apo kombinim të të triave. Që nga themelimi i Programit të Grant-dhënies në 2009, ne jemi angazhuar në dhënien e granteve të vogla për rreth 42 OJQ lokale me rreth 280,000 EUR të dhëna deri tani.

          FIG 1. Mekanizmi i Dhënies së Granteve nga FIQ

 

 Si funksionon ky program?

FIQ përdor një qasje trekëndore në implementimin e mekanizmit për dhënien të granteve. Kryesisht, ne e bëjmë këtë duke përfshirë anëtarët e komuniteteve të ndryshme në  proceset e diskutimit, përfaqësuesit e OJQ-ve të bazuara në komunitet, si dhe përfaqësues e sektorit privat në komunitetin respektiv.  Kjo qasje tejet e rëndësishme në identifikimin e nevojave më shqetësuese, sfidave dhe kufizimeve të një komuniteti nëpërmjet debateve të organizuara nga FIQ. 

 

Foto me disa nga grant-marrësit. FIQ vazhdimisht përcjellë punën e tyre në terren. 

 Bekë Rexhaj, një nga fituesit e grantit ka krijuar një farm të arrave, biznes i cili është zhvilluar shumë mirë.

 Agron Kqiku, përfitues me biznesin e tij për prodhim të mishit të zogut të detit. 

Për periudhën 2017-2019, Programi i Granteve të FIQ është ri-dizajnuar në mënyrë që ndikimi i tij të përmbush direkt në objektivat strategjike të Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm, përderisa gjithashtu merr një qasje të balancuar drejt financimit duke u fokusuar në të dyja sektorin profitabil dhe iniciativat jo-profitabile. 

Sa i përket objektivave strategjike, grantet e FIQ do të fokusohen në këto fusha:

a) komunitete të qëndrueshme

b) energji dhe mjedis

c)zhvillim ekonomik

d)ndërmarrësi dhe investim me ndikim shoqëror


Nëpërmjet të gjitha këtyre objektivave strategjike, FIQ do të mundohet të ofroj mbështetje ndaj iniciativave të cilat inkurajojnë aktivizimin qytetarë, mobilizimin e komunitetit, dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet krijimit të punëve të reja.

 

 
Në mënyrë që të rrisim ndikimin e Programit të Granteve, FIQ do të vlerësoj kujdesshëm secilin aplikacion, dhe vendimi për financim do të bazohet në përgjigjet e Komisionit  të Granteve, i cili do të përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme, duke filluar nga sektori publik dhe privat, qeveritë lokale, në mënyrë që të kemi një pamje më të përgjithshme të potencialit për ndikimi nga secili aplikacion dhe të sigurojmë një nivel të transparencës në procesin e zgjedhjes. Gjithashtu, FIQ do të zhvilloj monitorim dhe plane të vlerësimit për secilin projekt të implementuar në komunitet, në mënyrë që të shohim ndikimin e projekteve respektive. 

 Ne gjithmonë kërkojmë që të mobilizojmë komunitetet, shoqërinë civile, sektorin publik dhe privat (të biznesit) në Kosovë të angazhohen e të përgjigjen ndaj nevojave publike dhe çështjeve me interes nëpërmjet një procesi pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës.