Rreth FIQ

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

FIQ është fondacion me një traditë të gjatë të punës me komunitetin për të promovuar filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm. FIQ beson se komunitetet lokale janë pikënisja më e mirë për  zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe për udhëheqjen e ndryshimeve drejt arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik,  drejtësisë sociale dhe përmirësimit të mjedisit për qytetarët dhe komunitetet.

FIQ u themelua në vitin 2000 nga një grup i vogël i pionierëve që panë nevojën për mobilizimin e qytetarëve në proceset vendimmarrëse pas luftës në Kosovë - 1998-1999. FIQ, që nga krijimi i saj, është shndërruar nga një organizatë që punon për sigurinë e komunitetit dhe aktivizmin qytetar në një fondacion kombëtar që punon në sektor që garantojnë të forcimin e qytetarisë aktive si Zhvillimi i Qëndrueshëm, Dhënia e Granteve, dhe promovimi i filantropisë për plotësimin e boshllëqeve ekonomike të  shoqërisë kosovare.

Vizioni

  "Vizioni ynë është të drejtojmë zhvillimin e komunitetit në Kosovë, duke punuar me qytetarët për të siguruar një qëndrueshmëri socio-ekonomike"

 Misioni

"Fuqizimi i qytetarëve përmes filantropisë" 

Vlerat dhe Parimet
FIQ është një fondacion i pavarur që synon të sjellë ndryshime afatgjata në shoqëri duke punuar në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Të gjitha aspektet e punës sonë udhëhiqen nga një sërë parimesh që ne i kemi shndërruar në vlera të punës. Vlerat dhe parimet tona janë të rëndësishme për kulturën e fondacionit dhe shërbejnë si udhërrëfyes për punën tonë të përditshme. Parimet tona do të shërbejnë si pikë referimi jo vetëm për hartimin dhe zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin tonë organizativ, por edhe  për të vlerësuar veten, partnerët tanë dhe palët e tjera të interesit. 

Parimet tona janë:

  •  Llogaridhënia: Ne punojmë për të promovuar një qasje gjithëpërfshirëse për sigurimin e transparencës, që është edhe thelbi i misionit tonë.
  • Bashkëpunimi : Bashkëpunimi me qytetarët, OShC-të lokale, komunitetet, bizneset dhe qeverisjen lokale definon përpjekjet tona për të lidhur aktivitetet e punës  me njerëzit dhe angazhimin e tyre për të sjellë ndryshime. Kjo qasje nuk është e dobishme vetëm për FIQ, por gjithashtu edhe për partnerët tanë.
  • Fuqizimi: Ne punojmë për të fuqizuar qytetarët,si dhe  organizatat vendore për të fituar më shumë kontroll mbi jetën e tyre,  duke u përpjekur ti përgjigjemi kërkesave të qytetarëve dhe organizatave lokale  sepse ne besojmë në ruajtjen e identitetit dhe në vlerat që ato sjellin në bashkëpunimin tonë.
  •  Përgjegjësia: Ne punojmë për t'iu përgjigjur prioriteteve të qytetarëve në komunitetet lokale, pavarësisht nga ndryshimet politike dhe ekonomike. Motoja jonë është se prioritetet e qytetarëve duhet të jenë qendra e punës sonë