FIDES 2010

Nga data 1 Shtator 2010, FIQ shpall të hapur konkursin për Çmimin FIDES për kompanitë, ndërmarrjet dhe individët të cilët gjatë vitit 2010 kanë përkrahur aksionet jo-profitabile, të iniciuara nga organizatat e ndryshme, grupe të organizuara shoqërore, ejt, e të cilat kanë rezultuar në të mirën e komunitetit.

Çmimi FIDES i dhurohet kompanisë dhe individit të cilët në mënyrë sistematike dhe të kujdesshme kanë përkrahur aktivitetet dhe projektet e interesit të përbashkët. Kompania fituese do të shërbej si model i suksesshëm  dhe inspirues për të tjerët, duke lënë publikisht të kuptohet se si duhet të investohet për të mirën e komunitet.

FIQ eksploron dhe promovon bashkëpunim filantropik ndër-sektrial gjatë Javës së Filantropisë.

Populli i Kosovës, individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe diasporën e Kosovës, kanë dhënë aq shumë për të mirën e përbashkët dhe kjo ndonjëherë është lënë në harresë. FIQ, me këtë çmim po provon të vendosë sistem në njohjen dhe falënderimin e atyre që kanë dedikuar ndihmën dhe përkrahjen për të mirën e përbashkët, e që në botën e zhvilluar emërtohet filantropi. Kosova dhe populli saj ka traditë të gjatë të filantropisë dhe ky është momenti që ne ta njohim këtë kontribut po me këtë emër.

Çmimi FIDES simbolizon një mirënjohje të madhe për kompanitë dhe ndërmarrjet që kanë dëshmuar një angazhim për të investuar në të mirën e përbashkët të popullit të Kosovës. Çmimi dhe vet ceremonia e çmimit kanë për qëllim të promovojnë partneritetin dhe bashkëpunimin e vërtetë ndërmjet sektorit të biznesit dhe organizatave jo-qeveritare dhe popullatës.

Kategoritë për çmimet FIDES 2010 janë:

  • Çmimi për kontribut kombëtar
  • Çmimi për kontribut lokal e fitoi kompania
  • Çmimi për Filantropi “Anton Çetta”

Kërkesat për aplikim

•    Për këtë konkurs, aktivitetet e emëruara të kompanisë, individividit, OSHC, apo komunës duhet të jenë të zbatuar në vitin të 2010
•    Vetëm aplikacionet e përfunduara do të konsiderohen, siç është përshkruar në formularin zyrtar të aplikimit nga FIQ (që mund të gjendet në faqen tonë të internetit: www.fiq-fci.org) dhe ato të dërguara para afatit përfundimtarë.


Si të aplikoni:

- Shkarko aplikacionin nga faqja zyrtare e FIQ: www.fiq-fci.org ose,
- Prano një formular aplikimi me e-mail (sipas kërkesës)

Formulari i aplikimit duhet të plotësohet dhe të gjitha materialet përkatëse (foto, raporte, video, materiale të shtypura, etj.) duhet të jenë të bashkangjitura me formularin e aplikimit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 31 tetor 2010. Kompanitë, individët, OSHC-të, apo komunat që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët.


Për më shumë informacion ju lutem telefononi në nr. +381 (0) 38 248 677, ose e-mail: fides@fiq-fci.org

Dërgoni formularin e plotësuar në: fides@fiq-fci.org, ndërsa dërgoni dokumentacionin deri më 31 tetor 2010 në adresën e mëposhtme:

Forumi për Iniciativa Qytetare, FIQ
Lagja Pejton, Rr.Sejdi Kryeziu, Blloku 20, nr. 3
10 000 Prishtinë, Kosovë

Shënim: Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.

Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së Fides më 4 dhjetor 2010.