Filantropia

Nëpërmjet programit tonë për Promovim të Filantropisë, ne synojmë që të përdorim konceptin e filantropisë si një instrument për të adresuar sfidat e zhvillimit në komunitetet lokale. Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, tanimë ka shtatë vite, që punon për promovimin e filantropisë për zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet investimeve materiale dhe edukimit të qytetarëve për ngritjen e vetëdijes mbi inkurajimin e një mjedisi që mundëson zhvillimin e filantropisë.  

Fiq organizon në dhjetor ceremoninë tradicionale FIDES, e cila nëpërmjet dhënies së çmimeve nderon kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë, të cilat kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.

Qëllimi ynë është që të ngrisim vetëdijen rreth filantropisë dhe më specifikisht, që të përfshijmë të gjithë akterët relevant  sikurse individët dhe korporatat filantropiste që të përfshihen në dhënie filantropike për projekte që kanë benefit publik.
Njëherësh, ne punojmë ngushtë me OJQ-të dhe institucione publike për të shtyrë ndryshimet legjislative që do të rezultonin në një ambient që mundëson filantropinë në Kosovë.

Ne punojmë ngushtë me filantropistë individual, biznese, dhe OJQ të bazuara në komunitet për të siguruar që zëri i tyre të jetë i dëgjuar dhe njohur  përderisa i mbështesim poashtu në targetimin e vendim-marrësve për ndryshime të politikave relevante në nivele të qeverive lokale dhe qendrore, të cilat do të kontribojnë direkt në rritje të edukimit dhe vetëdijes rreth filantropisë.