Prezantimi i platformës për ngritje të fondeve “KosovaIdeas” te Ambasadorët e Rinj

02/12/2017

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me KosovaIdeas zhvilloi një takim informues rreth platformës KosovoIdeas duke mbledhur rreth vetës ambasadorët e rinj që FIQ ka në komunat e ndryshme të Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga organizata të cilat kanë zhvilluar fushata të suksesshme për ngritje të fondeve brenda platformës KosovaIdeas. Ndër to ishin “Termokiss”, “Kino Lumbardhi” dhe “BoneVet”.

Platforma KOSOVA ideas është platforma e parë e ‘crowdfunding’ e cila është 100% e përkushtuar në projekte të të gjitha fushave të artit dhe kulturës, angazhimit qytetar dhe qëndrueshmërisë, e realizuar në Kosovë dhe për Kosovën.

 FIQ ka kohë që është partnere e KosovaIdeas nëpërmjet ofrimit të hapësirës për shfrytëzim për aktivitete të parashikuara bashkarisht për përfituesit potencial nga kjo platformë.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi FIQ po punon që të rrjetëzoj përfituesit e projekteve të zhvilluara nga FIQ që të vazhdojnë aktivizmin e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me përfituesit e projekteve të paraqitura në Kosovaideas.  

Pas prezantimeve, të rinjtë kishin mundësinë të shkëmbejnë ide dhe sugjerime për të arritur një fushatë sa më efeketive për idetë e tyre.


Për më shumë informacion rreth platformës KosovoIdeas: http://www.kosovaideas.com/