Projekti "FLOW"

FIQ dhe INDEP, lansojnë projektin për fuqizim dhe ngritje te kapaciteteve të Organizatave të Shoqerisë Civile  

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të kontribuojë në një shoqëri më demokratike dhe më të suksesshme përmes zhvillimit të qëndrushëm  të OJQ-ve, të cilat mund të shërbejnë si agjentë të ndryshimit në politika dhe në vendimarrje në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Për të arritur këto objektiva, aktivitetet e këtij projekiti janë formuluar në atë mënyrë që 1) Të mbështesin zhvillimin e OJQ-ve të pavarura në tërë Kosovën me fokus të vecantë në zhvillimin organizativ, avokim, mbledhje fondesh, profilizim, krijim të partneriteteve dhe rrjetëzim. 2). Promovimi i dialogout dhë bashkëpunim mes OJQ-ve, autoriteteve lokale dhe atyre qendrore. Pas informimit të gjerë të OJQ-ve mbi formën e aplikimit në projekt, do të përzgjedhen 15 OJQ të cilat do të përmbushin të gjitha kriteret dhe do të kenë planin  më premtues për komunitetin e tyre.
Pas dizajnimit të suksesshëm të Akademisë për Zhvillim të Qëndrueshëm organizatat e përzgjedhura do të kalojnë në disa faza të trajnimit ku do të fokusohen në zgjerimin e njohurive të tyre në fusha si: avokim, mobilizim i komunitetit, mbledhje fondesh, menaxhim i projektit, menaxhim i financave dhe linjat buxhetore, rrjetëzim dhe lidership. Në Akademinë për Qëndrueshmëri, që do të funksionoj si shkollë në vete për OJQ do të mund të përfitojnë mbi 50 organizata lokale joqeveritare Pas trajnimit këto organizata do të jenë përfituese të granteve prej 3500 - 4000  euro për të implementuar idetë dhe projektet e tyre, ndërsa për koalicionet tematike që krijohen më pas, shuma me të cilën do të përkrahen idetë është deri në 8500 euro.

1 Shkurt, 2018

Lansimi i Projektit