DAJANA BERISHA
DREJTORE EKZEKUTIVE

dajana.berisha@fiq-fci.org 


Dajana Berisha është Drejtore Ekzekutive në Forumin për Iniciativa Qytetare. Dajana i është bashkuar forumit në Shkurt 2013 për të menaxhuar zhvillimin dhe drejtimin e Forumit duke përfshirë dizajnimin e objektivave, strategjisë dhe aktiviteteve. Përvoja e kaluar e saj përfshinë  politikë-bërjen në fusha sikurse punësimi, qështjet sociale dhe migrimi duke mbështetur politika për punësim aktiv kombinuar me  ndihmë ekonomike për të zvogëluar varfërinë. Dajana ka diplomuar në linguistikë dhe literaturë, mban një master në Politikat e Migrimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit nga Universiteti i Sussex, dhe është edukuar në  Shqipëri, Britani të Madhe, Danimarkë dhe Suedi.


KUSHTRIM PUKA
MENAXHER I PROGRAMEVE

kushtrim.puka@fiq-fci.org 


Kushtrim Puka është Menaxher i Programeve në FIQ. Ai udhëheqë dy nga tre programet kryesoret të FIQ-it: ate të Filantropisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ai ka një përvojë të madhe në sektorin privat dhe ate publik, duke punuar me kompanitë dhe organizatat lidere siç janë ELKOS Group, Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Ipko Telecommunications LLC. Kushtrimi, si ndërmarrës ka themeluar GLOBEX International dhe ushtron detyrën e këshilltarit në një numër të konsiderueshëm biznesesh të vogla në Kosovë. Poashtu është anëtar bordi i ECOenergy (Finlandë), dhe si anëtar i bordit në Iniciativën për Ambient dhe Zhvillim Lokal (Kosovë), ku është edhe bashkëthemelues. Kushtrimi ka përfunduar studimet ne Rochester Institute in Technology, me fokus kryesor ne Ndërmarrësi dhe Administrim Biznesi dhe me fokus dytësot në Politikat Publike.


SEFË GOVORI
MENAXHER I FINANCAVE

sefe.govori@fiq-fci.org


Sefë Govori, ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës. Si Menaxher i Financave, Sefa sjell mbi 7 vjet përvojë të menaxhimit financiar në organizatën FIQ.Në këtë rol, Sefa drejton të gjitha aspektet financiare të organizatës duke përfshirë praktikat e kontabilitetit, buxhetimin, planifikimin financiar dhe monitorimin e performancës financiare.

Para se t'i bashkohej FIQ, Sefa ka pasur poste të ndryshme sfiduese si Menaxher i Projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM - Kosovë), Menaxher i Financave në kompani të ndryshme private.


ARIETA DRAGUSHA
MENAXHERE E BURIMEVE NJERËZORE DHE KOMUNIKIMIT

arieta.dragusha@fiq-fci.org 


Arieta Dragusha ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku ka vazhduar studimet postdiplomike në drejtimin Financiar. Poashtu, ka studiuar në Fakultetin Filozofik, drejtimin Shkenca Politike dhe Administratë Publike në po këtë universitet.

Në FIQ punon nga viti 2010, fillimisht si Asistente e Hulumtimeve dhe më pas si Zyrtare për Komunikim dhe Zyrtare e Programit për Sundim të Ligjit, Zyrtare e Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm. Tani është Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit. Arieta është marrë me gazetari, fillimisht si bashkëpunëtore e Gazetës Rilindja dhe kohë pas kohe ka shkruajtur për disa të përditshme në vend. 


LIRIKA HOXHA
ZYRTARE PËR FINANCA

lirika.hoxha@fiq-fci.org


Lirika Hoxha ka studiuar Menaxhim Biznesi dhe Ndërmarsi në Universitetin Sttafordshire dega Kosovë.

Lirika iu bashkua FIQ-it në nëntor 2016 si praktikante në financa, tani asiston në punët administrative dhe financiare. Ajo para se ti bashkohej FIQ-it ka punuar në fushëveprimtarinë e njejtë në sektorin privat, ku edhe hapat fillestar i ka kaluar gjatë kohës kur edhe ka studiuar.


ANITA KADRIU
ZYRTARE E PROGRAMIT dhe MARRËDHENIE ME PUBLIKUN

anita.kadriu@fiq-fci.org


Anita Kadriu është zyrtare e programit dhe për marrëdhënie me publikun. Anita është bërë pjesë e forumit në mars të 2018-së ku do të zhvillojë aktivitete që kanë për synim ngritjen e vetëdijës dhe aktivizimin qytetarë për problemet e ndryshme me të cilat preokupohet sot shoqëria kosovare, si dhe të informojë publikun lidhur me to. Përvoja e kaluar e saj përfshinë punën në disa media në fusha sikurse politika, çështjet sociale dhe arsimore. Anita gjatë punës së saj ka ndërmarrë disa aktivitete për të zvogëluar varfërinë si dhe sensibilizuar opinionin për kategoritë e margjinalizuara në shoqërinë e pasluftës në Kosovë.  Ajo ka mbaruar studimet për albanologji në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa më pas ka ndjekur trajnimet e nevojshme për specializim në fushën e medias.


OLTION BESHIRI
ZYRTAR I PROGRAMIT

oltion.beshiri@fiq-fci.org


Oltion Beshiri ka përfunduar studimet për biznes dhe menaxhmet në Kolegjin Universum. Është i profilizuar në fushën e marketingut digjital.Ka qenë pjesë e Innovation Center of Kosovo, si asistent i programeve të trajnimeve dhe organizimit të eventeve. Oltioni është themelues I platformës digjitale Image of Kosovo,platformë kjo që e promovon Kosovën globalisht.Ka eksperiencë në sektorin e organizatave të shoqërisë civile,duke qenë lider i kampanjës “Energy for Long Term”,pjesë e grupit të ambasadorëve të rinjë në FIQ në vitin 2015.Stafit të FIQ iu bashkua në Gusht 2018 si zyrtar i programit,si dhe menaxhon mediat sociale dhe komunikimin vizual në FIQ.
Oltioni është pjesë e përfaqësuesës kombëtare korate në Hendboll.


ADELINË NITAJ
ASISTENTE EKZEKUTIVE

adelina.nitaj@fiq-fci.org


Adelinë Nitaj ka përfunduar studimet për Shkenca Politike në nivelin bachelor, si dhe ka studiuar Integrime Evropiane dhe Administratë Publike në nivelin master pranë Universitetit të Prishtinës. Ka ndjekur programin e ERASMUS mobility program në Tartu University - Estonia. Është angazhuar në shumë aktivitete të edukimit joformal si  “Brussels Open Doors 2015”- European Commission. Është alumni në kuadër të OSCE, “Apprenticeship Program2016”.

Është angazhuar pranë departamentit të Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Politikave në Ministrinë e Drejtësisë dhe si asistente në komisionin për Arsim në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ka qenë pjesë e GIZ në projektin CDBE.

Është pjesë e FIQ prej tetorit të vitit 2017, ku punon si Asistente Ekzekutive.


MERISA ABDULLAHU
ASISTENTE E PROJEKTIT

merisa.abdullahu@fiq-fci.org


Merisa Abdullahu iu bashkua FIQ si vullnetare në vitin 2016, ndërkohë që tash është praktikante. Merisa është studente e Fakultetit Juridik në UBT. Deri më sot, Merisa është marrë me projekte rinore, të përkrahura kryesisht nga organizatat ndërkombëtare. Projektet e veçanta ku Merisa ka marrë pjesë, janë “Unë jam Ti” dhe “Save the Park”, të dyja të ndërmarra nga UNICEF Innovations Lab Kosovo. Merisa poashtu drejton 20 të rinjë të grupit Young Artivists of Kosova, të cilët kanë realizuar filmin “BrendaPerBrenda”, film ky që trajton probleme brenda shoqërisë te moshat e reja dhe projektin “Breaking Stereotypes”, projekt ky  i mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare. Merisa poashtu ka pasion realizim e videove ku së bashku me disa të rinj kanë realizuar videon “We love you Mcchaito” me Ambasadën Amerikane duke zënë vendin e parë në Europë.


SARANDA KRASNIQI
ZYRTARE E PROJEKTIT

saranda.krasniqi@fiq-fci.org


Saranda Krasniqi është Zyrtare e Projektit për Shtëpinë e Shoqërisë Civile - CSH, Projekt në FIQ.  Saranda ka përvojë të gjatë pune në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore në fushën e koordinimit, menaxhimit, ngritjes së fondeve, administrimit, përkthimit, mbrojtjes së fëmijeve, dhe  aftësimit profesional. Saranda ka diplomuar ne Gjuhë dhe Letëresi Angleze, dhe ka perfunduar Master në Gjuhën Angleze, ndërsa ka ndjekur një numër trajnimesh brenda dhe jashtë vendit.